Surprise Me

Opinion - Emision per Mehmet Shehun 1 (14 dhjetor 2005) - HDMaza.pw

Jan 8, 2019 138 45 45,256

Nje emision nga Blendi Fevziu Karriera politike si dhe jeta e Mehmet Shehut mbeti e shënjuar rëndë nga koha që jetoi dhe nga sistemi që ai vetë projektoi dhe që në fund u bë drama e madhe e tij dhe familjes që la pas. I ashpër, i rreptë, me një buzëqeshje thuajse të munguar, që shfaqej në rastet kur ishte krah Enver Hoxhës në Kongrese apo tribuna. Ai mbijetoi për 27 vjet në krye të qeverisë më shumë se kushdo tjetër në botë. Jeta e njëriut më të rëndësishëm pas Hoxhës ka qenë pa ndonjë kulm të veçantë. Ai lindi në fshatin Çorushë të Mallakastrës më 10 Janar 1913. Luftëtari i Spanjës dhe njeriu që e kishte lidhur fatin e tij me komunizmin nuk qëndroi mënjanë. Ai krijoi një çetë dhe u përfshi në Partinë Komuniste Shqiptare dhe një vit më vonë u zgjodh komandat i formacionit më të madh Partizan të kohës, Brigadës së Parë Sulmuese. Lufta i dha mjaft famë Mehmet Shehut dhe ajo që do të vinte pas luftës ishte edhe më e bujshme. Më 1945 ai u dërgua në shkollë në Moskë, prej nga u thirr për të ardhur në krye të shtabit të përgjithshëm. Në këtë kohë marrëdhëniet e tij me Koçi Xoxen qenë problematike, por si ministër i Telekomunikacioneve ai arriti t’i shpëtojë eleminimit. Pas pushkatimit të Xoxes në vitin 1949 Shehu zgjidhet ministër i Brendshëm ndërsa më 1954-ën, kryeministër. Ai qëndroi në krye të qeverisë për 27 vite rrjesht një rekord i vërtetë. Autoritar dhe tejet i ashpër, Mehmet Shehu ishte njeriu që mbante barrën reale të ekonomisë shqiptare. Sëbashku me Hoxhën ata krijuan një prej regjimeve më të ashpra dhe kriminale të kohës, një regjim që pa e kuptuar do të hante edhe atë vetë. Më 1981 Mehmet Shehu ishte absolutisht njeriu më i fuqishëm në vend, ai kishte edhe avantazhin që dukej se ishte vendosur si pasardhësi i Enver Hoxhës. Por në verë të këtij viti djali i tij, Skënder Shehu e takon për t’i thënë se kishte vendosur të fejohej. Ai kishte rënë në dashuri me volejbollisten Silva Turdiu. Fejesa u miratua edhe nga diktatori Enver Hoxha, i cili shkoi për vizitë në famijen e Mehmet Shehut për ta uruar. Pak kohë pas fejesës Enver Hoxha nis të mbajë një pozicion të ashpër, madje i kërkon shpjegime Mehmet Shehut se përse e kishte bërë këtë fejesë. Diktatori e thërret dhe Mehmet Shehu vendos të prishë fejesën. Pas prishjes së fejesës Mehmet Shehu hyn në një nga periudhat më të vështira të jetës së tij. Prishja e fejesës nuk ishte shkaku real, por thjeshtë pretekst për të goditur kryeministrin. Të gjithë qytetarët e kuptojnë këtë dhe i vetmi që nuk donte ta besonte ishte pikërisht Mehmet Shehu. Ai filloi të ndihej i izoluar dhe gjithnjë e më shumë filloi të konsumojë kohë në oborrin e vilës së tij. Po ashtu kishte filluar të ndihej edhe lufta e kohës për pushtet. Mehmet Shehu pavarsisht premtimit të diktatorit Hoxha se do ta ndihmonte, ndjen se ishte totalisht i zhveshur nga pushteti dhe i bën të ditur familjarëve se përgjohej. Në dyjavëshin e parë të Dhjetorit ai e kupton se ka ardhur momenti t’i japë drejtim. Më 17 Dhjetor ai niset në mbledhjen e Byrosë me një autokritikë të gjatë në çantën e tij. Ai qëndron në mbledhjen maratonë ku kritikohet për të gjitha. Ndaj Fiqirete Shehut merret masa e shënimit në kartë, por ajo natë do të ishte fatale për Mehmet Shehun. Ai mbërrin në shtëpinë e tij pas mbledhjes dhe vijonte të ishte i paqartë për qëndrimin që Enver Hoxha do të mbante. Ai ripunon për të nesërmen autokritikën e gjatë dhe atë natë të vonë ai tenton të takojë tek për tek Enver Hoxhën duke shpresuar në kthjellimin e marrëdhëneve mes tyre, por ai nuk kishte pranuar. Dështimi i këtij takimi të mundshëm e kishte rënduar shumë psikologjikisht Mehmet Shehun. *Ky material është pjesë përbërëse e Arkivës së Televizionit Klan për vitet 1998-2012



Tags: tv klan    televizioni klan    klanhd    blendi fevziu    opinion tvklan    emision per mehmet shehun 1 (14 dhjetor 2005)    opinion    
eXTReMe Tracker
HDMaza.pw