Surprise Me

RTV Ora - Konflikti mes dy familjeve në Levan, gazetarja Inelda Vallja raporton nga spitali - HDMaza.pw

2019-09-02 0 0

#rtvora Sherri në Fier ku u plagosën pesë persona nisi mes dy familjeve në Levan, familjes Zhapa dhe Braçe. Më pas konflikti vazhdoi edhe në ambientet e Urgjencës së Spitalit, ku një prej autorëve i mori armën efektivit të patrullës dhe qëlloi mbi një person. Policia sqaron se gjithsej janë plagosur 5 persona, dy me sende të forta, dy me mjete prerës, ndërsa njëri me armë zjarri. Dy vëllezërit Gentian Zhapa dhe Aldi Zhapa janë plagosur me sende të forta dhe janë në pavionin e kirurgjisë. Ndërsa dy të plagosurit e tjerë me mjete prerëse janë Klajdi Lamaj dhe Erlind Muçaj.Po ashtu nga ky konflikt ka mbetur i plagosur edhe Aleksandër Zhapa (babai i Gentian Zhapës). Aleksandër Zhapa u plagos në ambientet e brendshme të spitalit Rajonal të Fierit, ku njëri prej shoqëruesve të të dëmtuarve i ka marrë armën nga brezi një efektivi të patrullës dhe ka qëlluar mbi Aleksandër Zhapën, babain e dy vëllezër të plagosur më herët në Levan. Pasojat e ngjarjes janë të dukshme edhe në muret e urgjencës.Të plagosurit me sende të fortaGentjan Zhapa Aldi ZhapaTë plagosur me thikëKlajdi Lamaj Erlind Muçaj I plagosur me armë zjarriAleksander ZhapajKy i fundit u plagos me armë zjarr nga, një prej shoqërueseve të të dëmtuarve i cili i ka marrë armën e zjarrit nga brezi punonjësit të policisë dhe ka qëlluar.Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pese-te-plagosur-nga-sherri-mes-dy-familjeve-ne-levan-si-iu-mor-arma-policit-nga-breziFollow RTV OraSubscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtLSubscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3For more content from click HERE www.oranews.tvLike Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4sFollow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiIDFollow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQpFollow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

eXTReMe Tracker
HDMaza.pw